Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri.Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj.
Lexo më shumë...

Projektet me ambicioze të Grupit Balfin janë ato në fushën e turizmit. Grupin Balfin i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës dhe Palasa në bregdetin e Vlorës.
Grupi Balfin synon që në të ardhmen të fokusohet më shumë në investime të reja për qëllime turistike dhe kryesisht elitare duke ofruar si në çdo fushë tjetër të sipërmarrjeve të tij cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.
Lexo më shumë...

Albanian Energy Supplier është themeluar në vitin 2014. Kjo shoqëri ushtron aktivitetin e saj në ofrimin e shërbimeve të importit, eksportit, tregtimit dhe furnizimit me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike. Njëkohësisht kjo shoqëri ofron eksperiencën e saj në ndërtimin, zhvillimin dhe menaxhimin e impianteve dhe sistemeve të prodhimit, shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike. Albanian Energy Supplier është një kompani e specializuar në shitblerjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, ofrimin e shërbimeve të konsulencës, projektim inxhinierik dhe asistencë teknike. Albanian Energy Supplier është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.
Lexo më shumë...
AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë.
Me një eksperiencë të gjerë në prodhimin e mineralit te kromit me cilësi të lartë, aftësi pasurimi dhe përpunimi, AlbChrome është prodhuesi i vetëm me integrim vertikal i Ferrokromit të pasur me karbon në Europë. Që prej janarit të vitit 2013 Albanian Chrome zotërohet 100% nga Grupi Balfin. Me fokusin kryesor eksportimin, kryesisht drejt vendeve industriale të zhvilluara në Europë, Azi dhe Amerikë, AlbChrome ka zhvilluar një rrjet të rëndësishëm partnerësh ndërkombëtarë. Së fundmi, AlbChrome është i dyti eksportues më i madh në Shqipëri.
Lexo më shumë...

Grupi Balfin është i hapur të bashkëpunojë me partnerë lokal apo ndërkombëtar dhe rezultat i këtyrë bashkëpunimeve janë disa nga shoqëritë me performancën më të lartë në Shqipëri dhe rajon. Në portofolin e shoqërive të Grupit janë disa kompani ku Grupi Balfin është vetëm një investitor dhe nuk i menaxhon ato.
Ne kemi zgjedhur të jemi pjesë e këtyre shoqërive edhe pse është jashtë sferës së manaxhimit të tyre sepse ne besojmë tek aftësitë e partnerëve tanë për t’i zhvilluar këto shoqëri.
Lexo më shumë...