Të Reja

“Tarracat e Gjelbra”, Tirana Bank kontribuon në gjelbërimin e kryeqytetit

Tirana Bank ndër vite ka ndërmarrë fushata konkrete me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit si: fushatat për një mjedis të pastër dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, rritjen e ndërgjegjësimit ndaj ndryshimeve klimaterike, ndërtimin e këndeve të reja të lojërave etj., duke theksuar rëndësinë e zbatimit të politikave të përgjegjësisë sociale dhe veçanërisht atyre mjedisore.

Lexo më shumë

30 milionë euro të investuara për Newco Ferronikelin, por duhet edhe ndihma e qeverisë së Kosovës për ta shpëtuar industrinë

Zv. Presidenti i Grupit BALFIN për Bashkimet dhe Blerjet e Bizneseve Steven Grunerud, dha një intervistë gjatë muajit të kaluar, për revistën e specializuar ekonomike Monitor, ku ai ngrinte shqetësimet lidhur me pasojat ekonomike që i kanosën industrisë minerare në Kosovë dhe sidomos kompanisë së Newco Ferronikelit që është në pronësi të Grupit Balfin.

Lexo më shumë

5 milionë euro dhe 15 mijë metra katrorë, njihuni me investimin e fundit të Balfin në Kosovë

Grupi Balfin ka vënë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm në Kosovë.

Është realizuar së fundmi një Qendër e re Logjistike në periferi të Prishtinës, një investim që prek vlerën e 5 milionë eurove, ku një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metrash katrorë, do të shërbejë si qendra e re logjistike e kompanive Jumbo, Neptun, dhe Elektroservis, si dhe për në zyrat e këtyre dy të fundit.

Lexo më shumë

Trajnimi i punonjësve online, BALFIN në pararojë përsa i përket përdorimit të teknologjisë

Pandemia ka bërë që shumë zakone apo shprehi të njerëzve por edhe të shoqërive të fillojnë e të modelohen duke e sfiduar largësinë fizike që na është kërkuar të ruajmë. Një ndihmë të madhe këtu ka dhënë teknologjia dhe një rast i mirë për të treguar se si është risia e BALFIN Training Academy që i ofron punonjësve të zgjedhin nga një gamë e gjërë trajnimesh online që organizohen nga disa prej institucioneve më prestigjoze në botë të kësaj fushe.

Lexo më shumë