Aladini (Net Trade) nuk është më pjesë e Grupit BALFIN

Kompania Net Trade (Aladini), prej datës 14.02.2020 nuk është më pjesë e Grupit Balfin. Për BALFIN ishte kënaqësi që pati mundësinë të bashkëpunonte dhe të ndërmerrte këtë rrugëtim të përbashkët në këto dy vite

Përfitimi i këtij bashkëpunimi ka qenë reciprok, pasi BALFIN e thelloi ekspertizën në sferën e retail-it online falë Net Trade, dhe nga ana tjetër, Net Trade mori përvojën dhe ekspertizën e menaxhimit të marketingut, shitjeve, financave, logjistikës dhe kujdesit ndaj klientit nga ana e një Grupi të konsoliduar në tregun rajonal.

Gjatë këtyre dy viteve, kompania Net Trade njohu rritje progresive dhe tashmë ajo është e gatshme ta vazhdojë në dimensione të tjera eksperiencën e saj.

Me mirëkuptim të ndërsjelltë tashmë Net Trade do të vijojë sërish të jetë një kompani e pavarur.

Grupi Balfin i uron shumë suksese dhe arritje të mëtejshme në tregun ku operon.