Kujdesi për shëndetin, mjedisin dhe 30% prodhime vendase/ Fokusi i rrjetit të supermarketeve SPAR në Shqipëri

Te vendosësh standard në një treg ku “standardi” është vetem një fjalë, është përgjegjësi dhe punë shumë e madhe.

Të ofrosh produkte të reja për herë të parë, dhe të mësosh konsumatorin që kjo është me e mira për ta, është sfidë e madhe.

Të sjellësh cilësinë dhe garancinë me informacionin specifik për çdo shërbim është përgjegjësi e madhe.

Me fuqinë e emrit si rrjeti më i madh i supermarketeve në botë, Spar ofron cilësisht gjithçka duhet për konsumatorët.

Spar Albania si lider në tregun e supermarketeve, operon në Shqipëri dhe mbështet maksimalisht prodhuesit lokalë. Me kërkesat specifike për të ruajtur standardin e produkteve ndërkombetare që i ofron konsumatorit, Spar sjell për konsumatorin produktet e prodhuara në vend. 30% e produkteve të këtij rrjeti janë vendase, lokale, nga fabrikat më serioze dhe me standard të lartë në Shqipëri.

Drejtorja Ekzekutive e Spar Albania, Elona Hametaj, tregon vëmendjen e posaçme që tregon kompania për shëndetin e konsumatorëve dhe për mbrojtjen e mjedisit.

“Spar Albania ka një fokus të vazhdueshëm te konsumatorët në ofrimin e te produkteve jo vetëm të shijeshme dhe cilësore por edhe të shëndetshme, prandaj dhe në dyqanet tona ofrojme gati 2000 produkte nën marken SPAR dhe Despar të cilat prodhohen me një vëmendje të veçantë për të reduktuar sheqerin dhe kripen në përberjen e tyre, heqjen e vajit të palmës dhe përdorimin e vajit të lulediellit. Pikërisht duke pasur në fokus konsumatorin dhe duke punuar në permbushjen e vizionit të kompanisë për ti ofruar atyre një jetesë më të mire dhe të shëndetshme. Me rritjen e ndërgjegjesimit të impaktit negativ që paketimet plastike i japin ambientit, SPAR International dhe Albania jane duke riparë të gjitha paketimet e produkteve të markës SPAR për të reduktuar përdorimin e plastikes dhe duke përdorur burime më të qëndrueshme, sepse ne besojmë që pergjegjësia e çdo kompanie është për të kontribuar në respektimin dhe mbrotjen e ambientit dhe natyrës.

Gjithashtu ne shohim se ka nje trend rritës të kërkesës së konsumatorëve për produkte nga shijet e ndryshme të botës, për këtë arsye “Produktet e Botës” është një kategori që po prezantohet në tëgjitha dyqanet e SPAR dhe Interspar, duke i ofruar konsumatorëve produkte meksikane dhe më gjerë nga kontinente të tjera të botës.” – shprehet Hametaj

 

 

 

 

 

 

 

Larmia dhe mundësia e zgjedhjes është pika më e fortë e dyqaneve Spar.

Viti 2019 u mbyll me 30% më shumë produkte të reja, 15% më shumë produkte BIO, 12% më shume produkte free from (pa laktozë, pa gluten, pa sheqer, pa vaj palme). 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

10% e produkteve të shëndetshme e zë linja e Spar Natyral, e cila është ndër pikat më të forta të kompanisë. Përbërja dhe paketimi i tyre është tërësisht natyral, organike dhe pa asnjë përbërës artificial.

I vetmi rrjet me 3 hipermarkete në Shqipëri

Duke ecur me ritme të shpejta, SPAR Albania në vetëm 3 vite operimi në vendin tonë, ka siguruar një hapësirë të konsiderueshme të tregut dhe ka fituar zemrat e konsumatorëve në çdo lagje dhe qytet ku ndodhet.

Me  35,109m2 sipërfaqe dyqanesh, në vetëm 3 vite, Spar Albania është bërë rrjeti i dytë më i madh në vend dhe synimi është që të bëhet rrjeti më i madh në shumë pak kohë. SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi në Shqipëri, i cili parashikon hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit.

SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të posaçme të SPAR International, nga prodhuesit më të mirë europianë.

Në këto 3 vjet në treg, Spar arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit.

Në vetëm tre vite Spar arriti të hapë 58 markete në Shqipëri dhe rreth 1200 vende të reja pune.

Spar u shërben mesatarisht 19,489 klientëve në ditë, me përkujdes të veçantë dhe gjithmonë në dispozicion të kërkesave të secilit prej tyre.

Një element tjetër shumë pozitiv që e diferencon Spar Albania në të gjithë tregun, është se ai është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete  të mëdha, dhe i vetmi rrjet me dy të tilla vetëm në Tiranë. Në hipermarktetet Interspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës.