“Më të mëdhenj dhe më të mirë”, Neptun shpalos vizionin për 2020

Nëpërmjet konferencës vjetore të 11-të, Neptun përmblodhi mbylljen e një tjetër viti mjaft të suksesshëm. Sipas fjalimeve të dhëna në këtë event nga drejtues të vetë kompanisë, partnerë të saj por edhe drejtues të Grupit Balfin, 2019-ta ishte një vit i arrirë në aspektin e biznesit, por edhe më shumë në përsosjen e aftësimit dhe harmonisë ndërmjet burimeve njerëzore, që janë aseti më i çmuar i kompanisë. Në vitin 2020 qëllimi i rritjes mbetet i njëjtë, ku konsumatori do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Koncepti i konferencës ishte stafeta, ku analogjia ishte përdorur për të treguar përditshmërinë e punës së të gjithë stafit të Neptun dhe partnerëve të tij. Motoja kryesore që u lançua në këtë event dhe që do të përdoret për gjatë gjithë vitit ishte: “Më të mëdhenj & Me të mirë”. Mbi 400 persona ishin pjesëmarrës, përfshi punonjës të Neptun, partnerët e Beko, bashkëpunëtorë dhe drejtues të lartë të Balfin si dhe nga kompani të tjera pjesë të grupit.

Alexandros Kosenas, drejtori ekzekutiv i Neptun, foli mbi rrugën e suksesit që është ndjekur në këto 27 vite nga kompania, kontributin dhe zhvillimin e sektorit të retail si dhe strategjitë organizative për periudhën në vijim. Gjithashtu edhe për sfidat e përcaktuara nga dukuritë natyrore të vitit që lamë pas. Ai falenderoi të gjithë punonjësit dhe partnerët që janë vazhdimisht pjesë e rrugëtimit të Neptun si edhe për përshtatjen e lehtë të tyre me ndryshimet dhe vështirësitë e hasura gjatë vitit. Z. Kosenas bëri të qarta qëllimet e kompanisë për vitin 2020 dhe tha se të gjithë bashkë do të jenë më të mëdhenj dhe më të mirë në këtë industri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas fjalimit të Znj. Evis Tartale, drejtoreshë e divizionit komercial dhe marketingut, qëllimet për 2020 mbeten zhvillimi, shërbimi i personalizuar i klientit, krijimi i një eksperience dixhitale më të mirë dhe zgjerimi i produkteve dhe shërbimeve të Neptun

Një mirënjohje e veçantë u shpreh për të gjithë stafin e Neptun Durrës, të cilët, pavarësisht situatës me të cilën po përballej qyteti, qëndruan në krye të detyrës më të motivuar se kurrë.

 

 

 

 

 

 

Eventi u mbyll me fjalimin e Drejtoreshës Ekzekutive të Grupit Balfin, Znj. Edlira Muka. Ajo vuri në dukje sipërmarrjet e Grupit në sektorin e shitjeve të organizuara me pakicë dhe uroi Neptun për 27 vite të suksesshme në treg. “Është me të vërtetë një emocion shumë i madh t’iu shohësh se si përditë rriteni dhe përmirësoheni dhe që keni kapur thelbin e vërtetë të tregut: shërbimin e konsumatorit dhe vënien e tij në qendrën maksimale të vëmendjes” – u shpreh Znj. Muka.

 

 

 

 

 

 

Një pjesë shumë e rëndësishme e konferencës ishte edhe ndarja e çmimeve, ku “Neptun Kavaja” u shpall si dyqani më i mire për vitin 2019 dhe me performancën më të lartë.

Neptun operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më tej. Në Maqedoni, Neptun, është lider i tregut përkatës, gjithashtu edhe në Kosovë, ku po zgjerohet dita ditës duke qenë prezent në pjesën më të madhe të shtetit.