Grupi Balfin është në një proces të vazhdueshëm rritje, në aspektin e veprimeve dhe atë gjeografik. Së fundmi, Grupi Balfin është aktiv në Shqipëri, Austri, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.
Grupi menaxhon aktivitete të tilla si zhvillimi i pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, projektim dhe realizim të ndërtesave për banim, sigurimin e logjistikës së nevojshme dhe shërbimeve ndaj bizneseve, zhvillim të rrjeteve të shitjes me pakicë, industri minerare, bankë, etj.
Aktivitetet e Grupit Balfin mund të grupohen sipas ndarjeve më poshtë:
Pasuri të Paluajtshme; Tregti me Pakicë; Industri Minerare; Shërbime; Investime; Turizëm; Energji; Bujqësi.
Në Grupin Balfin janë punësuar mbi 5,000 persona nga të gjitha vendet ku Grupi është i pranishëm.