Grupi Balfin ka kryer investime të rëndësishme në sektorin minerar.
Përmes kompanisë AlbChrome, ai administron koncesionin e kromit në Shqipëri që nga viti 2013 që përfshin minierën e kromit në Bulqizë, uzinat e ferro-kromit në Burrel dhe Elbasan dhe tranverbankun e impiantin e seleksionimit në Klos. AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë.
Që prej vitit 2018, përvojën e tij Grupi e ka shtrirë edhe në Kosovë, pasi mori në zotërim kompleksin e Ferronikelit, në Drenas, duke e rigjallëruar këtë industri, përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, që janë garanci për rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës. NewCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Europë.