Qeverisja efektive e korporatës kërkon një kuptim të qartë të roleve respektive që kanë të bëjnë me menaxhimin e Grupit dhe marrëdhëniet e tyre me të tjerë në strukturën e korporatës. Qeverisja Korporative e Grupit Balfin mbështetet mbi: Etikën e biznesit - Planet e biznesit - Menaxhimin strategjik - Organizimin efektiv - Publikimin, transparencën dhe përgjegjshmërinë - Risitë dhe përmirësimin e vazhdueshëm - Përputhjen me ligjet dhe rregulloret.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Edlira MUKA
Drejtore Ekzekutive
Edlira Muka, është në pozicionin e Drejtores Ekzekutive të Grupit Balfin që nga viti 2016, pas shumë vitesh në pozicione drejtuese të rëndësishme brenda Grupit. Më parë, Edlira ka mbajtur pozicionin e Zëvendës Presidentes dhe drejtoreshës së financave për Grupin, ndërkohë që aktualisht është njëkohësisht edhe kryetare e Bordit Drejtues. Lexo më shumë... Gjatë periudhës që Edlira ka qenë Drejtoreshë Ekzekutive, Grupi Balfin ka arritur të rrisë më tej praninë e tij në fusha të reja të ekonomisë dhe të zgjerohet gjeografikisht në 7 shtete të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Blerja e Tirana Bank, New Co Ferronikeli në Kosovë, zhvillimi i projekteve si Skopje East Gate në Maqedoninë e Veriut dhe Green Coast Resort në Shqipëri, projektet në Austri për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, apo blerja e Carrefour që më pas u shndërrua në rrjetin e mirënjohur të supermarketeve SPAR kanë pasuruar më tej portofolin e grupit.
Ajo është kujdesur gjithashtu që Grupi përveçse rritjes ekonomike të ndërtojë edhe një profil të tijin duke u bazuar në katër vlera kryesore: “partneriteti”, “zhvillimi”, “përkujdesja” dhe “përgjegjësia”. Gjatë kësaj periudhe, Edlira është përkujdesur për ndjekjen e investimeve sociale në dobi të komuniteteve dhe programeve për zhvillimin profesional të punonjësve të Shoqërive pjesë e Grupit.
Edlira i është bashkuar grupit Balfin që në vitin 2005, fill pas diplomimit të saj në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës, në degën e Financës. Ajo ka kryer disa trajnime në London Business School për qeverisje sipërmarrjesh dhe investime.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Steven GRUNERUD
Zëvendës President - Mergers and Acquisitions
Steven Grunerud është Zëvendës President i Grupit Balfin nga viti 2009, me fokus në investimet dhe bizneset ndërkombëtare. Më parë, si drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Steven udhëhoqi blerjen dhe kalimin e suksesshëm të një bankë shtetërore në bankën më të madhe tregtare në vend. Lexo më shumë...Me 20 vjet eksperiencë në Ballkan, në Rumani, Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari, Steven është një menaxher ekspert në tregjet e vendeve në zhvillim të rajonit. Duke nisur në industrinë e shërbimeve financiare, duke punuar për ABN Amro, Citibank dhe Raiffeisen Bank, ai ka ndryshuar suksesshëm bankat në rajon, dhe së fundi në Kosovë e Shqipëri. Në Grupin Balfin ai ka udhëhequr blerjen e minierës më të madhe të kromit në rajon dhe aktualisht është edhe Kryetar i Bordit të kësaj kompanie. Ai ka mundësuar financimin me sukses të dy prej qendrave tregtare më të mëdha në rajon, në Tiranë dhe Shkup dhe ka negociuar shitjen e Skopje City Mall në vitin 2016. Aktualisht, fokusi i tij është zgjerimi i Grupit Balfin jashtë vendit. Steven zotëron një MBA nga Queen’s University në Ontario, dhe një B.Sc. Nga Universiteti British Columbia.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Julian MANE
Zëvendës President - Shitjet me Pakicë
Julian Mane është një prej Zëvendës Presidentëve të Grupit Balfin. Ai drejton kompanitë e Grupit Balfin të cilat janë të fokusuara në shitjet me pakicë dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme. Lexo më shumë...Juliani është pjesë e Grupit Balfin që prej vitit 2000 dhe ndër vite ka mbajtur disa pozicione kryesore. Përpara se të emërohej Zëvendës President i Balfin, Juljani ka filluar karrierën e tij si Menaxher Projekti në Mane TCI e më pas si administrator i kompanisë. Me hapjen e Neptun, një prej kompanive më të mëdha elektronike në Shqipëri, ai u emërua si COO i kompanisë e më pas si CEO i saj. Pas kësaj, në vitin 2013 Juliani u emërua Zëvendës President i Grupit Balfin. Si Zëvendës President i Balfin ai është pjesë e ekzekutivit të kompanisë dhe mbikqyr strategjitë e shitjeve me pakicë dhe zgjerimin e vazhdueshëm të disa dyqaneve të shitjeve me pakicë në Shqipëri dhe Ballkan. Ai është përgjegjës për kompanitë për arritjen dhe tejkalimin e planit të shitjeve, implementimin e strategjive të shitjeve si dhe sigurimin e qëndrueshmërisë me partnered e rrjeteve të shitjeve me pakicë. Zhvillon marrëdhënie strategjike me partnerë të shitjeve me pakicë në nivele korporate dhe rajonale. Ai zotëron një diplomë Juristi nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe ka marrë titullin Avokat në vitin 2002.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Ardiana Sokoli
Zëvendës Presidente – Pasuritë e Patundshme
Ardiana Sokoli është Zëvendës Presidente e Grupit Balfin nga Janari i vitit 2018, me fokus Pasuritë e Patundshme. Ardiana i bashkohet Grupit Balfin pas një eksperience disa vjeçare si Drejtuese Ekzekutive e Sektorit Bankar me njohje shumë të mira të Menaxhimit Financiar si dhe të Qeverisjes Korporative. Lexo më shumë... Ajo ka nisur karrierën e saj si akademike dhe më pas është përfshirë thellë për afro 15 vjet në sektorin Bankar e Financiar. Ardiana ka punuar intensivisht me sektorin Privat e Publik, duke qenë kjo në formën e investimeve direkte, privatizime apo konsulencë menaxheriale. Si themeluese e Bankës Amerikane, Ardiana ka luajtur rol kyç në vendosjen e kësaj të fundit në pozicion kryesues në treg; në realizimin e shitjes së saj, si dhe bashkimit të mëvonshëm të dy bankave të zotërura nga Intesa Sanpaolo. Së fundmi, Ardiana vjen nga një eksperiencë 4-vjeçare si Drejtore e Integrimit Europian dhe Projekteve pranë Ministrisë së Mjedisit. Ardiana zotëron një MPA nga Catholic University of Leuven në Belgjikë, përveç trajnimeve dhe specializimeve në shkollat prestigjioze perëndimore si London Business School, German Bank Academy, Universiteti i Ilinois dhe ai San Diego në SH.B.A, etj.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Ervin KAJNO
Zëvendës President dhe Drejtor i Departamentit të Projekteve të Korporatës
Ervin Kajno është Zëvendës President për Projektet dhe gjithashtu Drejtues i Departamentit të Menaxhimit të Projekteve në Grupin Balfin.Në më shumë se 14 vite eksperiencë, Ervini ka mbajtur një numër të madh pozicionesh me përgjegjësi ekzekutive Lexo më shumë... Ai ka punuar në sektorin publik, duke filluar nga Bashkia e Korçës si Shef i Administrimit dhe Inventarizimit të Sektorit të Pronës Publike dhe Administrimit të Tokës, më pas në Ministrinë e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit si dhe në Ministrinë e Brendshme. Ervini ju bashkua Grupit Balfin në vitin 2007 si Menaxher Projektesh. Nëpërmjet punës dhe përkushtimit të tij, ai u promovua si Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Projekteve në vitin 2010 dhe më pas në vitin 2012 Zëvendës President i Grupit për Projekte dhe Zhvillim.
Ervini ka përvojë në fusha specifike si: Planifikim Strategjik i Projekteve dhe Lidership; Menaxhim Ekzekutiv; Strategjitë e Investimeve, Menaxhim i Ekipit etj.
Ervini është diplomuar për Administrim Biznesi nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin "Fan.S.Noli" Korçë,. Ai gjithashtu ka një diplomë Master në Administrim Biznesi nga "Instituti Français de Gestion".

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Martin Roussel
Zëvendës President për Biznesin Ndërkombëtar
Martin Roussel, Zëvendës President për Biznesin Ndërkombëtar, është përgjegjës për zhvillimin e mundësive ndërkombëtare dhe ndërtimin e një rrjeti partnerësh që do të çojë në rritjen e vazhdueshme të Grupit Balfin.
Martin ka mbi 20 vjet eksperiencë në sektorin bankar duke mbajtur pozicione të larta drejtuese në institucione në Amerikën e Veriut (Banka për Zhvillimin e Biznesit të Kanadasë), Evropë (Raiffeisen Bank International, Drejtor Ekzekutiv, Small Business Banking) dhe Lindjen e Mesme (Abu Dhabi Commercial Bank, EVP Business Banking). Gjatë këtyre viteve, ai ka udhëhequr iniciativa të ndryshme strategjike në sektorin bankar, të cilat kanë rezultuar të jenë transformuese dhe me rritje të konsiderueshme të fitimit. Në pozicionin e mëparshëm, ai ishte drejtues i Fondit Mohammed Bin Rashid Innovation, një fond prej 500 milionë USD i dedikuar për inovatorët e fazës së hershme në Emiratet e Bashkuara Arabe.Lexo më shumë...
Ai gjithashtu jep trajnime në emër të Fitch Learning në Azi dhe në Lindjen e Mesme (Singapor, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite) mbi Modelimin Financiar, Analizën e Riskut të Kreditit dhe Planifikimin Strategjik / Buxhetimin. Martin mban një MBA nga Universiteti i Kembrixhit (UK), një B.Sc. nga Universiteti Laval (Kanada) dhe është një mbajtës i CFA nga viti 2001.

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Blerina DAKA
Chief Finance Officer
Blerina Daka është CFO e Grupit Balfin që nga muaji Mars i vitit 2015. Ajo ka patur një karrierë në ngjitje brenda Grupit duke filluar nga 2008 si Menaxhere Finance në Mane TCI, kompani që operon në fushën e ndërtimit, dhe më pas si Menaxhere e Riskut e Grupit Balfin. Lexo më shumë... Përpara se ti bashkohej Grupit Balfin, Blerina ka patur eksperienca pune të shumta në agjencitë më të mëdha të zhvillimit si UNDP/UNOPS dhe AEDP projekt i Fondacionit Soros për Shqipërinë. Ekspertiza e saj profesionale përfshin menaxhim financiar, menaxhim thesari dhe cashflow, planifikim dhe analizë financiare, kontroll, buxhetim dhe kontabilitet financiar.Blerina është diplomuar në vitin 2002 në degën Financë – Kontabilitet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe gjithashtu ka MBA për Financë nga ESCEM - Ecole Supérieure de Commerce et Management, Francë. .

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
+355 4 2389250
Arsim PAPRANIKU
Partner i Maqedonisë dhe Kosovës
Arsim Papraniku është lider dhe një person me influencë të madhe në tregun e biznesit në Republikën e Maqedonisë, si dhe në rajonin e Ballkanit dhe ka qenë i involvuar në botën e biznesit të shitjes me pakicë për 25 vitet e fundit. Lexo më shumë... Fillimet e tij në biznesin e shitjes me pakicë që nga viti 1993 me hapjen e dyqanit të parë të shitjes me pakicë në Shkup si pjesë e kompanisë EURO MEDIA SHPK ishin të rëndësishme në karrierën e tij, duke hedhur themele të forta si një sipërmarrës i njohur dhe një menaxher i shkëlqyer, duke vazhduar me integrimin në Grupin Ndërkombëtar të Neptun që prej 1998 me NEPTUN MAKEDONIA LTD. Arsimi gjithashtu është përfshirë direkt si partner dhe aksioner i disa kompanive shumëkombëshe si NEPTUN KOSOVA, NEPTUN SERBIA dhe JUMBO KOSOVA. Ai është afirmuar si një menaxher i suksesshëm projektesh në fushën e pasurive të patundshme, duke lënë prapa projekte të mirënjohura në Shkup, siç janë ndërtesat e TOYOTA, LACKA MEBEL, SKOPJE CITY MALL dhe CITY TOWER. Aktualisht po zhvillon një megaprojekt si SKOPJE EAST GATE SEG dhe ka mbështetjen e MACREM-it si një kompani udhëheqëse në Menaxhimin e disa Objekteve në Shkup. Arsimi është vlerësuar si një prej 100 biznesmenëve më të mirë në Republikën e Maqedonisë në 2016 dhe 2017 dhe është nderuar nga Republika e Kosovës, si konsull nderi në Republikën e Maqedonisë, për shkak të sukseseve të tij ekonomike si dhe kontributin e tij në vendosjen e marrëdhënieve të biznesit midis të dy vendeve.

Drejtore Ekzekutive e Grupit Balfin

Zëvendës President - Mergers and Acquisitions

Zëvendës President - Shitjet me Pakicë

Zëvendës Presidente – Pasuritë e Patundshme

Zëvendës President dhe Drejtor i Departamentit të Projekteve të Korporatës

Chief Finance Officer

Partner i Maqedonisë dhe Kosovës